Për të përjetuar një dhomë me hapësirë të madhe dhe me dizajn të bukur dhe elegant, mjafton thjesht të hyni në banjo apo në WC-në e mysafirve. Ato janë të shtruara tërësisht me pllaka të mëdhaja në ngjyrë të hapur ose të errët. Admironi lavamanin e thjeshtë dhe elegant, prekni armaturat fine të kromuara të stilit Bauhaus. Vaska e madhe ju fton për t'u çlodhur. Futuni në dushin komod pa prag. Koka e dushit që nxjerr ujin në formë shiu është e instaluar në tavan. Përveç kësaj, ju do të gjeni një WC po në të njëjtin stil elegant të të gjithë banjos. Objektet dhe lavamani prej porcelani në banjo dhe në WC-në për mysafirë janë uniforme në ngjyrë të bardhë dhe të gjitha të pajisura me armatura të kromuara.
|
|
|