Technik Energie
Peja Firmanlogo
Teknika dhe energjia elektrike

Taracat me diell të Pejës bëjnë pjesë ndër projektet e para ndërtimore të banesave në Kosovë, ku mundë të bëhet prodhimi dhe furnizimi i pavarur me energji elektrike.

Prodhimi për energji elektrike dhe ngrohje mundë të bëhet në mënyrë të pavarur dhe në harmoni me natyrën. Çdo shtëpi e ka mundësin që sigurimin e energjisë ta bejë në menyrë të pavarur duke iu përshtatur kështu konceptit ekologjik të prodhimit të energjisë, koncept i cili është përgatitur enkas për këtë projekt.

Energjia elektrike dhe ngrohja

Çdo shtëpi qytetare mundë të pajiset me një sistem panelesh solare në tavan si dhe me një ngrohje neutrale nga CO²- që funksionon me ashkla druri. Nrgohja do të mundë të bëhet përmes përdorimit intelegjent të nxemjes me Peleta ose përmes një Pompe për nxemje. Furnizimi me energji të prodhuar në mënyrë të pastër dhe me çmim të arsyeshëm është rezultati i kësaj teknologjie moderne dhe indikative. Korenti elektrik që prodhohet me panelet diellore mbi çati të çdo shtëpie i paguhet zotit të shtëpisë. Kjo bën të mundur që shpenzimet operative për mbajtjen e shtëpisë atëher të bien në një nivel të ulët.

Energjia e prodhuar me sistemin e paneleve solare do të futet direkt në rrjetin elektrik nëpërmjet një sahati matës. Shtëpia gjithashtu do të ketë një sahat korenti që mat sasinë e shpenzuar të korentit për nevoja personale. Kushtet konkrete të realizimit të kësaj pike aktualisht po diskutohen me biznesin e furnizimit me energji elektrike të zonës. Për shkak se rrezatimi i diellit aty është i fuqishëm, parashikohet që sistemi i paneleve diellore të furnizojë një sasi energjie elektrike prej 6.000-7.000 kWh/a. Konsumi do të jetë rreth 5.000 kWh/a, kështu që në bilancin përfundimtar prodhohet energji elektrike më shumë se sa nevojitet për konsumin privat.

Uji

Uji i pijshëm dhe uji për përdorim në shtëpi do të sigurohet nga burimet e bjeshkëve rrethepërqark. Cilësia e ujit plotëson edhe kërkesat më të larta. Kanalizimet moderne të ujrave të zeza bëjnë të mundur sigurimin e një niveli të lartë higjieno-sanitar si dhe një efikasitet të madh të rrejtit ujor.

Impiantet teknike

Ngrohja e bollshme e dyshemesë në katin përdhes të jep kënaqësi kur ecën me këmbë zbathur.

Aparatet dhe paisjet e kuzhinës do të kenë në dispozicion mjaft tuba për furnizm me ujë. Ndryshime në këtë projektplan të parashikuar mund të organizohen sipas nevojave tuaja. Prizat e korentit janë të shpërndara sipas nevojës në të gjithë shtëpinë. Po ashtu, janë instaluar edhe priza antene dhe dy porte telefoni. Ekziston edhe një gyp që nxjerr tymin jashtë në çati. Për këtë arsye mund të montohet fare lehtë edhe një oxhak ose një sobë.

Në paisjen standard të shtëpive përfshihet edhe një kabllo me fibra optike dhe një antenë satelitore ultramoderne e integruar.