Prerja e ambjentit banues është moderne, komunikative dhe funksionale. Do të bëhet një ndarje e drejtë dhe e qartë e dhomave funksionale dhe e dhomave të banimit, siq e keni këtu shembullin e një shtëpie qytetare 3 katëshe.

Koridori i madh të çon në kuzhinën që është e pajisur me të gjitha aparatet e nevojshme dhe me një qoshe ngrënieje e cila lidhet përmes një dere të madhe me dhomën e pritjes. Po ashtu, në këtë pjesë të shtëpisë gjenden edhe një aneks dhe një dhomë lavanderi ku mund të futesh ose nëpërmjet koridorit, ose direkt nga jashtë shtëpisë. Dhoma e gjumit është e pajisur me një banjo në vete, po ashtu në katin përdhes gjendet edhe një tualet për mysafirët.