Lage & Umgebung
Peja Firmanlogo
Zona dhe rrethinat e saj

Lagja e re urbane është fare afër qendrës së qytetit të Pejës. Përveç peisazhit të mahnitshëm, qyteti të ofron edhe larmi kulturore. Banorët dhe vizitorët gjejnë dëfrim dhe çlodhje ndër të tjera në kinemanë lokale, në teatër dhe në parkun në jug të qytetit.

Të gjitha parcelat e truajve kanë lidhje me rrjetin rrugor të lagjes. Përveç kësaj, rrugët janë të projektuara në mënyrë të tillë që të kenë lidhje me rrjetin ekzistues rrugor të lagjes "Xh. Kada" si dhe me magjistralen Pejë - Mitrovicë.

Kjo zonë shtrihet buzë Bjeshkëve të Nemuna me pamje përrallore, ajër të freskët dhe lidhje të mira rrugore. Të gjitha këto veti janë kushte ideale për një jetesë të këndëshme. Në veri, "Taracat me diell të Pejës" kufizohen me bjeshkët rreth Pejës, në perëndim me malin e Rugovës, në verilindje me lagjen "7 shtatori" dhe në juglindje me banesat e zonës që njihet me emrin "Xhemal Kada".

Peja ka shumë kopshte fëmijësh dhe më shumë se pesëdhjetë shkolla të ndryshme. Arsimi i lartë sigurohet nga "Universiteti i Pejës". Një qendër e madhe mjeksore me mjekë të ndryshëm bën të mundur trajtimin e plotë mjeksor të pacientëve për çdo lloj mjekimi. Edhe rrjeti rrugor po zgjerohet vazhdimisht. Rrugët kryesore të çojnë në Prishtinë që shtrihet në lindje dhe në Prizren që ndodhet në jug. Përveç kësaj, një tren shkon rregullisht mes Pejës dhe Prishtinës.