Architektur Design
Peja Firmanlogo
Arkitektura dhe dizajni

Shtëpitë kombinojnë një pamje tërheqëse dhe një arkitekturë për jetën familjare me pajisje moderne me cilësi të lartë.

Karakteristikat e shtëpive qytetare janë ngjyrat e hapura me të cilat janë të lyera ato si dhe një hapsirë e gjerë banimi të prerë mirë. Sipërfaqja me banim të hapur dhe të tejndritshëm është prej 297-441 metra katror.

Dizajni në brendësi të shtëpisë karakterizohet nga materiale të përzgjedhura me një pamje moderne dhe klasike. Pllaka qeramike me ngjyra të hapura në kuzhinë dhe në banjot si dhe një parket me hieshi prej dru lisi të fortë, krijojnë një atmosferë të rehatshme që të bën ta ndjesh veten mirë brenda këtij mjedisi harmonik. Elementet prej stukoje në katin përdhes, dyert me kaseta si dhe oxhaku e theksojnë akoma më tepër karakterin ekskluziv.

Standard për objektet ndër të tjera është edhe pajisja me kabllo me fibra optike dhe me një sistem satelitor ultramodern të integruar. Materialet që do të vihen në përdorim si dhe punimet që do të bëhen, do t'i jepen me prioritet bizneseve dhe ofruesve kosovarë apo gjermanë.